Marketing

Këngët e vjetra shqipe po iu bëjnë përshtypje edhe zviceranëve saqë po i interpretojnë ato edhe në evente të rendësishme.

“Moj e bukura more”, u dëgjua në një organizim të Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë, nga një trupë teatri e po këtij vendi.

Kjo shkollë udhëhiqet nga Albana Malaj-Krasniqi, e cila njëherësh është organizatore e kësaj ceremonie.

Duke ditur faktin se në Zvicër jetojnë rreth 200 mijë shqiptarë, shpesh herë është parë se kultura shqiptare përfshirë këtu Gjuha Shqipe të vlerësohet nga zviceranët. Kënga “Moj e bukura more”, konsiderohet si një ndër këngët më të popullarizuara dhe të vjetra që veç tjerash i dedikohet migrimit.

Sipas filologut arbëresh, Dhimitër Kamarda, kënga e ka origjinën tek arbëreshët e Italisë, të cilët sipas studimit të tij, u detyruan të largohen nga toka greke duke lënë trojet e tyre në vendin e quajtur More. /albora.ch/

Marketing