Marketing

Dy trupa u gjetën në një apartament në Delsberg në kantonin Jura të mërkurën pasdite. Të vdekurit janë një grua dhe foshnja e saj, siç njoftoi në mbrëmje policia e kantonit Jura. Hetuesit supozuan se ishte një aksident, shkruan blick, përcjell albora.ch.

Shkaqet e vdekjes ende nuk janë zbardhur përfundimisht, tha policia.

Megjithatë, në plan të parë shkaku i mundshëm është një aksident, por policia nuk ka dhënë detaje të tjera. Ndërkohë, familjarët e të vdekurëve kanë marrë kujdes psikologjik.

Prokuroria nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Forca të shumta policie dhe ndihmës mjekë ishin në shërbim për këtë ngjarje, duke e lokalizuar trafikun në qendër të kryeqytetit të kantonit Jura./albora.ch/

Marketing