Një moment tronditjeje ka ndodhur në Alpet Vaud, kjo pasi që  një ortek ra në këto alpe të mërkurën pasdite duke bërë që treni të hidhej nga shinat, por fatmirësisht askush nuk u lëndua sepse në tren nuk kishte pasagjerë. Ndërkohë, shoferi nuk u lëndua.

Marketing

Sipas policisë kantonale të Vaud Orteku ra rreth orës 14:50 dhe goditi trenin në linjën Bex-Villars-Bretaye (BVB) midis Col de Soud dhe Col de Bretaye pranë Villars VD, raporton blick, transmeton albora.ch.

Orteku u ndal në zonën e ngjitur të skive. Trafiku në itinerarin e prekur është tërësisht i ndërprerë. Ndërsa, prokuroria publike kompetente ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të ortekut, siç njoftoi policia kantonale e Vaud-it të mërkurën në mbrëmje. /albora.ch/

Marketing