Policia e kantonit Aargau arrestoi disa tregtarë të dyshuar droge. Të dyshuarit janë në mbajtje, transmeton albora.ch. 

Marketing

Hetimet çuan policinë dhe prokurorin publik në gjurmët e një rrjeti droge. Siç njoftoi policia e kantonit Aargau të hënën, katër të dyshuar u arrestuan në fund të shkurtit. Në të njëjtën kohë, kontrollet e shtëpive u kryen në kantonet Aargau, Lucerne dhe Solothurn, shkruan 20min.

Të arrestuarit janë dy kroatë, dhe dy zviceranë nga mosha 28 deri në 32 vjeç. Policia arrestoi një nga të dyshuarit në një veturë teksa ishte në lëvizje. Specialistët nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare kontrolluan makinën dhe gjetën një vend të fshehtë të instaluar profesionalisht. Ai përmbante dhjetë kilogramë kokainë me vlerë rreth një milion franga zvicerane.

Në mesin e janarit, një korrier i së njëjtës bandë u arrestua kur po nisej për në Gjermani nga Bazeli. Në atë kohë, në një vend të ngjashme kontrabande u gjetën dhjetë kilogramë kokainë. Tregtarët e dyshuar të drogës janë në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing