“Fol Shqip Show” kësaj radhe ka sjell një emision të veçantë për ditën e mësuesit, 7 Marsin.

Marketing

Të ftuarat e Altin Markut, moderatorit të emisionit, kanë qenë dy mësuese me origjinë shqiptare që mësojnë fëmijët shqiptarë në diasporë, shkruan albora.ch.

Lumnije Klinaku-Neziri, e cila është nga Kosova ka uruar të gjithë mësuesit në ditën e tyre. Ajo ka thënë se nga rreth 40.000 fëmijë shqiptarë në Zvicër, vetëm 1700 prej tyre shkojnë në shkolla shqipe. “Është e dhimbshme kjo gjendje dhe ndikojnë shumë faktorë për këtë numër kaq të vogël”.

Ndërsa, Anita Duriqi, e cila është nga Shqipëria, thotë se janë duke u marr që të integrohen sa më shumë fëmijë shqiptarë në shkolla shqipe.

Mësueset kanë treguar se si funksionon një shkollë shqipe në diasporë.

Për më shumë shikojeni emisionin e plotë:

Marketing