Nuk ishte një ditë e lumtur për politikanët në Zvicër.

Tre nga katër projektligjet dolën ndryshe nga sa kishte rekomanduar Këshilli Federal dhe Parlamenti: paketa mediatike, heqja e tarifës së pullës dhe ndalimi i reklamimit të duhanit.

“Është edhe më shumë një humbje për Ueli Maurer,” thotë Lucas Leemann, i cili është përgjegjës për sondazhet për 20 Minuten dhe Tamedia, transmeton albora.ch.

“Së pari, jo për heqjen e pullës me gati 62,7 për qind është shumë më e fuqishme se jo për paketën mediatike me 54,6 për qind. Së dyti, megjithëse paketa mediatike fillimisht erdhi nga departamenti i infrastrukturës (Uvek), për të cilin është përgjegjës Sommaruga, ajo u zgjerua ndjeshëm nga Parlamenti”, thane politologët./albora.ch/

Marketing
Marketing