Një grua ka vjedhur makinën luksoze në “Car Rental Company” në Spreitenbach dhe e dërgoi atë në Evropën Lindore, kur në fakt duhet ta kthente pas 2 ditësh përdorimi, pasi e kishte marrë me qira.
Marketing
Rafaele Çollacino, pronari i veturës që kushton rreth 300,000 franga, është i dëshpëruar pasi ka më shumë se një javë që çdo gjurmë e Lamborghini Urusit të tij të verdhë u zhduk, raporton blick, përcjellë albora.ch.
“Një grua telefonoi dhe me një gjermanishte jo shumë të mirë tha se donte të merrte me qira SUV-in e Lambos. Më pas zonja erdhi normalisht si çdo klient tjetër, bëri kontratën” thotë pronari i Lambos Rafaele Colacino.
48 orë qiraje kushton 3700 franga, sipas uebsajtit të kompanisë së qirasë së makinave./albora.ch/
Marketing