Marketing

Ai vazhdimisht fshehu mini-kamera në banjë publike për të filmuar gratë, në periudhën fillim – mesit të vitit 2020 në Valais-in e Epërm. 54 vjeçari instaloi kamera për të filmuar, për shembull, në një banjë të një stacioni, në një restorant në Visp dhe të tjera në vende të paidentifikuara, raporton Walliser Bote, transmeton albora.ch.

“Voieri” pranoi para oficerëve se i kishte vendosur pajisjet rreth 30-40 herë në lartësinë e lavamanëve dhe në disa raste edhe në alarmet e zjarrit. Ai do të kishte “mbledhur”, 379 video dhe foto të ndryshme. Para se të kryente krimet e tij, ai dyshohet se shikonte video zoofile dhe pedofilësh në internet për vite me radhë.

Prokurori e shpalli fajtorin për shkelje të shumta të privatësisë përmes pajisjeve regjistruese, shkeljeve të shumta, akteve të shumta pornografike dhe vjedhjeve të vogla.

Dënimi është 165 tarifa ditore nga 80 franga secila, me një periudhë prove prej dy vjetësh, të cilave duhet t’i shtohen një gjobë prej 600 frangash, shpenzimet e avokatit zyrtar (rreth 950 franga) dhe shpenzimet ligjore prej 1500 frangash.

Dënimi, i cili u bë i formës së prerë në mes të shkurtit 2022, u pranua nga burri./albora.ch/

Marketing