Presidenti Zelensky, është shumë i qartë në atë se ukrainasit do ta mbrojnë deri në fund Kievin.

Marketing

I pari i Ukrainës e pranoi se është shumë e vështirë që të mbahet kryeqyteti nëse Rusia fillon ofanzivën me qindra mijëra njerëz.

“Nëse ka qindra mijëra njerëz, të cilët tani po mobilizohen nga Rusia dhe vijnë me qindra apo mijëra tanke, ata do të marrin Kievin. Ne e kuptojmë këtë”, tha Zelensky.

Por, ai po ashtu tregoi se nuk do të ketë tërheqje të ukrainasve, duke i siguruar rusët se s’do ta kenë të lehtë futjen në Kiev.

“Për të kapur Kievin, fillimisht duhet ta shkatërrojnë atë”, tha Volodymyr Zelensky.

Lufta është futur në javën e saj të tretë, teksa rusët nuk kanë arritur edhe më tej të futen në kryeqytet, i cili ishte objektivi i tyre kryesor me fillimin e ofanzivës./albora.ch/

Marketing