Një zjarr i përmasave të mëdhaja ka rënë në orët e para të mëngjesit në një traget në Greqi i cili ishte nisur nga Igumenica dhe do shkonte në Brindisi.

Marketing

Në traget ndodheshin 290 persona bashkë me stafin e ekuipazhit dhe rrëfimet e tyre përshkruajnë më së miri tmerrin që përjetuan, raporton protothema, përcjellë albora.ch.

Trageti Euroferry Olympia, që lundronte nën flamurin italian, ishte nisur për në Brindizi dhe po lundronte në verilindje të ishullit Ereikousa.

Në fillim, siç thonë ata, pati shumë konfuzion, por me udhëzimet e duhura që u dha nga ekuipazhi, gjithçka shkoi mirë.

“Nëse ekuipazhi nuk do të kishte reaguar menjëherë, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, ndoshta nuk do kishim mundur të largoheshim në kohë nga anija.

Flakët filluan të dilnin nga kuvertat e jashtme pasi ne u larguam nga anija. Atëherë ishte momenti që dëgjuam shpërthime”, tha njëri nga pasagjerët./albora.ch/

Marketing