Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u ka thënë ministrave të financave të botës se vendit të tij i duhen 7 miliardë dollarë çdo muaj deri në verë për të vazhduar funksionimin.

Marketing

Zelensky tha gjithashtu se do iu duhen qindra miliarda dollarë për të rindërtuar vendin më vonë.

Ai u shpreh se komuniteti global duhet të përjashtojë Rusinë menjëherë nga institucionet financiare ndërkombëtare, duke përfshirë Bankën Botërore dhe FMN-në, raporton BBC.

“Të gjitha vendet duhet të përgatiten menjëherë për të prishur të gjitha marrëdhëniet me Rusinë”, u shpreh ai.

Marketing