Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se kombi i tij ka ndërmarrë “një hap shumë të rëndësishëm” drejt Bashkimit Evropian pas një takimi të hënën me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Marketing

Sipas mediave të huaja, Zelensky u takua me Marija Pejçinoviq Buriq për të diskutuar “mënyrat konkrete për të mbështetur Ukrainën në këtë kohë të vështirë për vendin”, sipas një deklarate nga zyra e presidentit ukrainas.

“Sot, ne kemi bërë një hap tjetër – një hap shumë i rëndësishëm dhe jo thjesht formal – në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian”, citohet të ketë thënë Zelensky në një fjalim pas takimit.

Udhëheqësit diskutuan gjithashtu “iniciativat për të krijuar një grup ekspertësh ligjorë për të ndihmuar Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm” dhe një platformë të re në internet që synon mbështetjen e komuniteteve lokale në Ukrainë, Cities4Cites.

Zelensky theksoi se një nga çështjet kryesore për Ukrainën “është mbrojtja e të drejtave të njeriut në territoret e pushtuara përkohësisht”.

Në fjalimin e tij, Zelensky tha se vendi gjithashtu plotësoi pjesën e dytë të përgjigjeve “për një pyetësor të veçantë” që është dorëzuar te secili vend që dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se ai përfundoi brenda disa javësh, por zakonisht duhen muaj.

Presidenti ukrainas ka bërë të ditur gjithashtu se u takua me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe i falënderoi për mbështetjen e tyre.

Marketing