Marketing

Presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje nënave ruse që të mos dërgojnë fëmijët e tyre në fushëbetejë dhe të jenë të vëmendshme për vendndodhjen e tyre.

Përmes një video-adresimi, Zelensky u tha atyre: Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një shtet të huaj”.

Ai theksoi që të mos besohen premtimet se fëmijët do të dërgohen diku për stërvitje, apo në kushte joluftarake, dhe që të veprojnë menjëherë nëse ka dyshime se do të nisen drejt Ukrainës.

Ky adresim vjen pasi Rusia ka pranuar të mërkurën, për herë të parë, prezencën e rekrutëve në mesin e forcave të saj në Ukrainë, shumica prej të cilëve nuk kanë qenë të trajtuar për luftë dhe se disa prej tyre janë zënë./albora.ch/

Marketing