Evropa duhet të mbrojë sigurinë e saj duke ndihmuar Ukrainën që të mbrohet nga Rusia, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një takim, përmes lidhjes video të martën, të liderëve të Forcave të Përbashkëta të Ekspeditës në Londër, duke u kërkuar atyre që të dërgojnë më shumë armë.

Marketing

Kryeministri britanik, Boris Johnson, po pret një samit të liderëve nordikë dhe baltikë për të diskutuar mbrojtjen dhe sigurinë evropiane, transmeton albora.ch.

“Ne të gjithë jemi objektivat e Rusisë dhe gjithçka do të shkojë kundër Evropës nëse Ukraina nuk do të qëndrojë, kështu që unë do të doja t’ju kërkoja të ndihmoni veten duke na ndihmuar ne”, u tha Zelenskiy liderëve, shkruan swissinfo.

“Ju e dini llojin e armës që na nevojitet… pa mbështetjen tuaj do të ishte shumë e vështirë, unë jam shumë mirënjohës, por dua të them se ne kemi nevojë për më shumë”, ka thënë mes tjerash presidenti ukrainas. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing