Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky u shpreh ditën e sotme pas vizitës së Presidentit të Këshillit Evropian, Chalres Michel se është gati që të lirojë të burgosurit rusë të luftës në këmbim të kalimit të sigurt të civilëve dhe trupave ukrainase në Mariupol.

Marketing

Ai shtoi se situata në qytet po përkeqësohet ndërsa lufta po vazhdon, me qindra të plagosur pa asnjë qasje për kujdes shëndetësore. Rreth 100 mijë njerëz mbetën në qytetin jugor të rrethuar.

Zelensky përmendi rrethimin e zonës së çelikut Azovstal duke shtuar se 1000 civilë mbeten në vend, së bashku me forcat e mbetura të mbrojtjes ukrainase të qytetit, transmeton albora.ch.

Presidenti ukrainas vazhdoi të pretendojë se Kievi nuk ka parë apo dëgjuar për një dokument të supozuar që Kremlini thotë se i ka dërguar Ukrainës në lidhje me bisedimet e paqes.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska po priste një përgjigje pasi i kishte dorëzuar një dokument palës ukrainase./albora.ch/

Marketing