Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi në Ditën e Fitores se vendi i tij do ta fitojë luftën me Rusinë dhe nuk do të japë asnjë pjesë të territorit.

Marketing

“Në ditën e fitores ndaj nazizmit ne po luftojmë për një fitore të re. Rruga drejt saj është e vështirë, por nuk kemi dyshim se do të fitojmë” , tha ai në një fjalim me shkrim.

Dita e fitores së ushtrisë sovjetike ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore do është shënuar me paradë ushtarake në Moskë, ndërsa ka mbajtur fjalim presidentit i Rusisë, Vladimir Putin.

Zelenski tha se ukrainasit janë një popull i lirë që luftuan shumë herë në histori për mbrojtjen e vendit të tyre dhe kishin “mënyrën e tyre”.

“Sot ne po bëjmë një luftë në këtë rrugë dhe nuk do t’i japim askujt asnjë pjesë të vendit tonë … dhe nuk do t’i japim askujt një pjesë të historisë sonë, ” tha ai, transmeton Zëri i Amerikës.

“Ne jemi krenarë për paraardhësit tanë që, së bashku me kombet e tjera në koalicionin kundër Hitlerit, mundën nazizmin. Dhe ne nuk do të lejojmë askënd ta përvetësojë këtë fitore”.

Presidenti i Ukrainës arriti në përfundimin se “herët a vonë” ai do të fitojnë.

Marketing