Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se agresioni rus nuk ishte i kufizuar kurrë në Ukrainë dhe se e gjithë Evropa është objektiv, rapporton BBC.

Marketing

Zelensky i bëri thirrje Perëndimit që të vendosë embargo totale ndaj produkteve ruse të energjisë dhe të furnizojë Ukrainën me armë shtesë.

Përdorimi i forcës nga Rusia ishte “një katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do të prekë të gjithë”, tha ai.

Zelenski thotë gjithashtu se Ukraina është gati për një betejë të vështirë, ndërsa ushtria ruse po grupohet në lindje dhe shton se kjo do të jetë një “betejë e vështirë”, si dhe se “ata besojnë në këtë luftë dhe fitoren e tyre”.

“Jemi të gatshëm të luftojmë njëkohësisht dhe të kërkojmë mënyra diplomatike për të ndaluar luftën,” tha ai.

Negociatori ukrainas Mikhail Podoljak tha se presidentët e Ukrainës dhe Rusisë nuk do të takohen derisa Rusia të mposhtet në lindje.

Marketing