Lufta në Ukrainë është në një nga momentet më të tensionuara që nga fillimi i saj më 24 shkurt. Kriza e brendshme e Rusisë për humbjen e territorit në Ukrainë, kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore, paralajmërimi i Josep Borrell se jemi në fazën “më të rrezikshme” të luftës… Ngjarjet dhe deklaratat e javëve të fundit tregojnë se konflikti është duke evoluar në një fazë më agresive.

Marketing

Si do të përfundojë kjo luftë? Përgjigja mbetet e panjohur. Sipas një eksperti të konsultuar nga “Daily Mirror”, konflikti mund të përfundojë tragjikisht për Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Një kryengritje ushtarake është fundi më i mundshëm për qeverinë Putin”, thotë analisti që nuk pranon të identifikohet.

“Elita ushtarake e Moskës nuk ka gjasa të lejojë Vladimir Putinin të lëshojë armë bërthamore në luftën e tij të dështuar kundër Ukrainës”, shton eksperti.

Por, kush do ta zëvendësonte Putinin në rast dështimi? Sipas burimit të “Daily Mail”, zëvendësuesi më i mundshëm është Yevgeny Prigozhin, një nga të besuarit e Presidentit aktual. Ai është 61 vjeç dhe është mbiquajtur “kuzhinieri i Putinit”, sepse kompania e tij e kateringut punon për të. Por, ai gjithashtu ka lidhje me spiunët GRU dhe ishte themeluesi i Grupit Wagner.

Marketing