Para pak ditësh përfundoi festivali “Sunny Hill” në Prishtinë, teksa në fund të këtij muaji do të mbahet në Tiranë.

Marketing

Së fundmi, është bërë me dije se këngëtari i radhës që do t’i bashkangjitet artistëve të tjerë do të jetë Elgit Doda.

Lajmi është bërë me dije nga faqja zyrtare e “Sunny Hill Festival” në Instagram.

Ndërsa janë bërë të ditur edhe disa emra të tjerë si: DJ Regard, DJ Drop G dhe Merk & Kremont.

Gjithashtu, më herët u zbuluan edhe emrat e artistëve të tjerë që do të performojnë si Dafina Zeqiri, Tananai, Dren Abazi, Fedez dhe Action Bronson.

Marketing