Winnie Harlow dukej sensacionale këtë javë teksa realizoi një fotosesion të ri dhe u shfaq në kopertinën e revistës “Women’s Health”, duke pozuar e zhveshur.

Marketing

Modelja kanadeze, 28 vjeçe, tregoi kredencialet e saj të pozimit ndërsa ishte krejtësisht nudo, duke i realizuar fotografitë në një ambient të jashtëm në natyrë.

Dhe duke folur për revistën, ylli, emri i vërtetë i së cilës është Chantelle Whitney Brown-Young, zbuloi frymëzimin që gjeti për nofkën e saj Winnie, shkruan DailyMail.

Ajo preku gjithashtu temat e paragjykimit në industrinë e modës dhe mënyrën se si ajo ka arritur drejt majave të suksesit, pavarësisht betejave.

“Kam marrë shumë ‘Jo’ gjatë rrugës deri këtu ku jam”, shpjegoi modelja e cila vuan nga vitiligo.

Ajo fitoi famë në vitin 2014 si konkurrente në ciklin e 21-të të serialit televiziv amerikan “America’s Next Top Model”.

Por përpara se të njihej si top modelja Winnie, ylli lindi me emrin origjinal Chantelle dhe vendosi të vinte një pseudonim për profilin e saj në Facebook si adoleshente.

Duke u mbështetur në dashurinë e saj për arushin e famshëm ‘Winnie the Pooh’ dhe ikonën Marilyn Monroe, frymëzimi i së cilës ishte Jean Harlow, ajo arriti në strukturimin e emrit tashmë ikonik.

Por nuk ishte e lehtë për të arritur atje ku ajo është, pasi përgjatë intervistës ajo thotë: “Vetja ime më e re gjithmonë besonte në fuqinë e besimit, forcës dhe këmbënguljes, ndërsa mësoi cenueshmërinë dhe duke qenë vetvetja autentike”.

Duke shtuar: “Kam marrë shumë ‘Jo’ gjatë rrugës, por thjesht e kalova. Arritja e qëllimeve të mia me shikimin e botës ka qenë ndonjëherë e frikshme, por në përgjithësi, bekimi i fundit”.

Në fotosesionin provokues për revistën, Winnie veshi vetëm një palë atlete të bardha ndërsa ishte krejtësisht e zhveshur – duke treguar figurën e saj mahnitëse trupore.

Flokët e saj të gjata u lanë të binin lirshëm në stilin kaçurrela të lirshme.

Pasi dikur u bullizua për lëkurën e saj, bukuroshja tani është një pioniere për të rinjtë dhe promovuese e pozitivitetit të trupit dhe dashamirësisë ndaj vetvetes.

Duke u mbështetur në fuqizimin që jep kjo, ajo tha: “Është bukur që mund të ndihmoj të frymëzoj besim te njerëzit, pavarësisht se nga çfarë sfere të jetës janë”.

Ndërsa vazhdoi se asaj iu desh ‘kohë’ për të pranuar trupin e saj ashtu siç është ndërsa rritej dhe mësonte ta donte gjendjen e saj.

Në vitin 2016, Winnie bëri histori kur u bë modelja e parë me vitiligo që sfiloi në shfaqjen e modës së “Victoria’s Secret”.

Që atëherë, ajo ka dominuar në pasarela për një numër shtëpish të famshme të modës, ndërsa ka zbukuruar kopertinat e shumë revistave me renome ndërkombëtare.

Marketing