Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në takimin e tij me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë miqësinë me Rusinë dhe Kinën.

Marketing

“Serbia do të vazhdojë të ruajë miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën”, thuhet në deklaratën e Presidencës.

Sipas tyre, në takim është diskutuar për rritjen e marrëdhënieve serbo-ruse.

“Në takim u bisedua për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe serbo-ruse, duke përfshirë fushën e energjisë, me shpresën se së shpejti do të fillojnë bisedimet për sasitë, çmimet dhe kushtet e tjera të furnizimit me gaz”, përfundon njoftimi.

Serbia është ndër shtetet e vetme europiane që nuk i kanë vendosur sanskione Rusisë, ndërsa Bashkimi Europian vazhdon të ketë qasje shumë konstruktive karshi Beogradit zyrtar.

Në Beograd gjithashtu, serbët kanë organizuar protesta kundër NATO-s dhe pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia./albora.ch/

Marketing