Një grua është gjetur e vdekur në një banesë në Distriktin 4 të Cyrihut të premtën rreth orës 21:00.

Marketing

Sipas të informacioneve që ka dhënë Policia, bëhet e ditur se ajo është viktimë e një vrasjeje, raporton Blick – transmeton Albora.ch.

Instituti i Mjekësisë Ligjore të Cyrihut kreu një grumbullim të gjerë të provave dhe shkaku i vdekjes tani është duke u sqaruar nga Instituti për Mjekësi Ligjore.

Hetime të mëtejshme po kryhen nga Prokuroria Publike I për Krime të Rënda të Dhunshme dhe Policia e Kantonit të Cyrihut. Aktualisht nuk jepet asnjë informacion i mëtejshëm.

Marketing