Një grua belge që vrau pesë fëmijët e saj është eutanizuar (dënuar me vdekje) me kërkesën e saj, 16 vjet pas vrasjeve.

Marketing

Genevieve Lhermitte vrau djalin dhe katër vajzat e saj, nga tre deri në 14 vjeç, në qytetin Nivelles më 28 shkurt 2007, ndërsa babai i tyre ishte larg.

Më pas ajo u përpoq ti jepte fund jetës, por dështoi dhe përfundoi duke thirrur shërbimet e urgjencës për ndihmë.

56-vjeçarja u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2008, përpara se të transferohej në një spital psikiatrik në vitin 2019.

Në Belgjikë ligji lejon që njerëzit të zgjedhin të eutanizohen nëse mendohet se vuajnë nga vuajtje “të padurueshme” psikologjike, dhe jo vetëm fizike, që nuk mund të shërohen.

Personi duhet të jetë i vetëdijshëm për vendimin e tij dhe të jetë në gjendje të shprehë dëshirën e tij në një mënyrë të arsyetuar dhe të qëndrueshme.

“Është kjo procedurë specifike që ndoqi zonja Lhermitte, me mendimet e ndryshme mjekësore që janë mbledhur”, tha avokati i saj.

Psikologia Emilie Maroit tha për kanalin RTL-TVI se Lhermitte ka të ngjarë të zgjodhi të vdiste më 28 shkurt në një “gjest simbolik në respekt për fëmijët e saj”.

“Mund të ketë qenë gjithashtu që ajo të përfundojë atë që filloi, sepse në thelb ajo donte t’i jepte fund jetës kur i vrau”, tha psikologia.

Vrasjet e pesëfishta në vitin 2007 dhe gjyqi pasues tronditën Belgjikën.

Gjatë gjyqit, avokatët e Lhermitte argumentuan se ajo ishte e shqetësuar mendërisht dhe nuk duhej të dërgohej në burg. Por juria e shpalli atë fajtore për vrasje me paramendim dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Në vitin 2010 Lhermitte ngriti një padi civile duke kërkuar deri në tre milionë euro (2,655,840 £) nga një ish-psikiatër, duke pretenduar se “mosveprimi” i tij nuk arriti të parandalonte vrasjet, por ajo përfundoi duke braktisur betejën ligjore pas 10 vjetësh.

Në vitin 2022, rreth 2,966 njerëz vdiqën përmes eutanazisë në Belgjikë, një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2021.

Kanceri mbetet arsyeja më e zakonshme, por zyrtarët thanë se në pothuajse tre nga katër kërkesa pacienti paraqiti “disa lloje vuajtjesh, si fizike ashtu edhe psikologjike”.

Që nga viti 2014, Belgjika ka lejuar që fëmijët të ndihmohen të vdesin ashtu si të rriturit, nëse janë të sëmurë përfundimisht dhe me dhimbje të mëdha dhe nëse kanë pëlqimin e prindërve.

Marketing