Që Rita Ora është e pasur e dinim. Por, që zotëron një pasuri me një vlerë neto prej prej 30 milionë dollarësh në vitin 2023, këtë tani e morëm vesh.

Marketing

Natyrisht, pjesa më e madhe e të ardhurave të Ritës vijnë nga këndimi dhe turnetë, ndonëse fitime të mëdha artistja me origjinë shqiptare ka edhe nga televizioni dhe reklamat me brendet e njohura.

Rita ka qenë trajnere në spektaklet e talenteve “The Voice U.K.” dhe “The Voice Australia”, dhe tarifa e saj e fitimit ka qenë shumë e lartë.

“Rita fitoi një marrëveshje të madhe prej 1.1 milion eurosh për rolin e saj si gjyqtare në ‘The Masked Singer’”, tha një burim në vitin 2021. “Ata ishin me të vërtetë të etur për të siguruar kthimin e saj pasi ajo kishte qenë një hit kaq i madh në sezonin e parë”, shtoi ai.

‘Celebrity Net Worth’ raporton se gjatë viteve, Rita ka qenë fytyra promovuese e “Material Girl”, dhe ka pasur linja veshjesh me Donna Karen, ka punuar me Roberto Cavalli, ka nënshkruar marrëveshje me brendin Coca-Cola, ka bashkëpunuar me Adidas dhe ka krijuar një koleksion veshjesh për “Escada”.

Rita gjithashtu bashkëpunoi me “Shoedazzle” për një linjë të këpucëve në vitin 2020 kur ajo i tha Forbes: “Për mua, gjithçka ka të bëjë me të pasurit një lidhje autentike. Unë jam shumë e kujdesshme kur bëhet fjalë për partneritetet e mia. Unë dua të jem në thelb të saj. Nëse po vendos emrin tim mbi të, duhet të ndiej një lidhje, jo vetëm me produktin, por edhe me njerëzit me të cilët po punoj”.

Marketing