Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar medaljen e “Urdhri i Pavarësisë”, ish-presidentes së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey.

Marketing

Kjo medalje i është ndarë për kontributin e saj në procesin e pavarësimit të Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme për vendin.

“Kjo medalje i jepet për kontributin e çmuar që zonja Calmy-Rey ka dhënë për pavarësinë e Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve miqësore në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane”, ka thënë presidentja Osmani.

Ndërsa, ish-presidentja e Zvicrës ka deklaruar se për të është ditë e veçantë që të nderohet me dekoratë nga Osmani.

Ajo ka shtuar se është punuar shumë deri në arritjen e pavarësisë dhe se është e lumtur që shteti ka ecur përpara.

Sipas saj, ka ende punë për t’u bërë, për çka edhe iu drejtua Osmanit se nuk e keni të lehtë në këtë fazë, duke marrë për bazë proceset që po kalon Kosova. /Telegrafi/Reklama

Marketing