Misioni i NATO-s në Kosovë u përmend gjatë takimit në Kiev të tre liderëve europianë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Marketing

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë u kthyen nga vizita në Ukrainë ku ishin për të treguar mbështetjen për këtë shtet ndaj të cilit Rusia nisi pushtimin, transmeton albora.ch.

Pas kthimit, zyrtarë polakë kanë bërë thirrje për një mision ndërkombëtar humanitar dhe paqësor të NATO’s në Ukrainë, ngjashëm me atë që kishte ndodhur në Kosovë. Kjo ide ishte prezantuar nga Ministri i Mbrojtjes së Polonisë në Bruksel gjatë takimit të NATO’së.

Forcat e NATO’s janë të pranishme në Kosovë qysh në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe./albora.ch/

Marketing