Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, bashkë me drejtoreshën e Klinikës së Radiologjisë në QKUK, Dr. Shkëndije Nuza, kanë takuar Specialistin e Radilogjisë, Dr. Franë Marleku, i cili punon në Kroaci.

Marketing

“Dr. Marleku vitin e kaluar, sipas vlerësimit të pacientëve, mori çmimin si doktori më i mirë.

Ministri Vitia pas urimit për suksesin që ka arritur zoti Marleku, bashkëbiseduan për mënyrën që storiet e suksesit që arrijnë bashkatdhetarët tanë në sektorin e shëndetësisë të mund të shpërndahen edhe me profesionistët shëndetësorë në vendin tonë.

Nga e tij, Dr. Franë Marleku, shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim në shumë drejtime në menyrë që të krijohen hapësira për trajnime e organizime tjera të përbashkëta.Bashkatdhetarët tanë, sukseset dhe përvojat e tyre, do ta kenë çdo herë derën e hapur në Ministrinë e Shëndetësisë. – tha ndër të tjera minsitri Vitia”, thuhet në njoftimin për media.

Marketing