Të paktën 45 pako me rreth 67 kg marijuanë janë sekuestruar në Igumenicë. Mësohet se dy persona janë arrestuar.

Marketing

Sipas mediave greke në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas grek të cilit iu sekuestruan edhe 2.2 gram heroinë, 100 euro dhe një telefon.

Pronari i mjetit, akuzohet si organizator i transportit. Në banesën e tij u sekuestruan 29.6 gram marijuanë. Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 167 mijë e 450 euro.

Marketing