Pasi kaluan festat e fundviti pranë familjarëve, emigrantët që jetojnë dhe punojnë në Greqi, kanë nisur të kthehen, raporton Euronews Albania, përcjellë albora.ch.

Marketing

Në doganën e Kapshticës megjithë fluksin e lartë nuk janë shënuar radha alarmuese.

Ndërkohë, konstatimi i përbashkët i emigrantëve, kanë qenë çmimet e larta që këtë vit kanë gjetur në atdhe.

about:blank “Ishim gati 7 ditë, çmimet ishin shumë shtrenjtë, si ky vit s’kisha parë ndonjëherë kaq të shtrenjta gjërat,” tregon një emigrant për kamerën e Euroneës Albania.

“Shumë shtrenjtë, në krahasim me më parë po, çmimet si në Greqi si në Shqipëri janë njësoj”, u shpreh një tjetër.

Për të tjerë trafiku me të cilin janë përballur rrugëve të atdheut ka lënë një shije jo të mirë.

Ndryshe nga herët e kaluara, fatmirësisht këtë herë emigrantët nuk janë duke u përballur me radhë të gjata.

Dogana e Kapshticës vijon normalisht punën me 3 sportele në dalje e 2 në hyrje të Shqipërisë.

Në datat 1-3 janar kane dalë nga Shqipëria 7169 shtetas ndërkohë në pikën kufitare të Qafë Thanës në drejtim të Maqedonisë së Veriut 5478 shtetas. Në total janë larguar 12647 shtetas nga vendi ynë.

Në Portin e Vlorës dhe në pikën e kalimit kufitar në Muriqan korrespondentët Ebrieta Maçaj dhe Teodor Gjerga raportuan fluks më të ulët se në vitet e tjera. /albora.ch/

Marketing