Aktori i njohur amerikan, Arnold Schwarzenegger, ka përdorur famën e tij për të dhënë një mesazh të fuqishëm.

Marketing

Duke publikuar një video 9 minutëshe, e cila është parë mbi një milion herë në pak më shumë se dy orë – Schwarzenegger flet për dashurinë e tij për Rusinë dhe kujton udhëtimet në vend gjatë karrierës së tij si bodybuilder.

Arnold ka histori në Rusi. Ai ishte ylli i parë perëndimor që filmoi në Moskë, në “Red Heat” në vitin 1988. Tani ai po i kërkon Putinit që të “ndalojë këtë luftë”.

Putinit nuk do t’i interesojë, por përsëri, nëse qytetarët rusë e dëgjojnë këtë, ata do të mendojnë dy herë për veprimin e Putinit.

Ylli i “Terminator” përfundon duke lavdëruar mijëra protestues rusë të arrestuar nga policia javët e fundit, duke u thënë atyre “bota e ka parë trimërinë tuaj”, duke shtuar “ju jeni heronjtë e mi”. /albora.ch/

Marketing