Shoferi i një veture i moshës 81 vjeçare ka dalë nga rruga duke përfunduar në një local dhe si pasojë vdiq pasagjerja 77 vjeçare.

Marketing

Mësohet se viktima është bashkëshortja e shoferit. Aksidenti fatal ka ndodhur pasditen e djeshme në Lamia, Greqi.

Për arsye ende të panjohura shoferi 81 vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur në murin e një kafeneje.

“Nuk e dimë nëse burri ka pësuar diçka jonormale, por ka është përplasur në murin e lokalit. Ai doli vetë nga makina, ishte i tronditur. Por fatkeqësisht gruaja e tij ndërroi jetë”, tha një nga banorët për LamiaReport.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë pasagjeren, e cila ishte bllokuar në makinë. Për fat të keq, 77 vjeçarja ndërroi jetë në spital./albora.ch/

Marketing