Një 55-vjeçare dyshohet se është vetëvarur në lagjen Frutikulturë, në Kamzë, Tiranë.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00 në ambientet e banesës së saj.

Policia njoftoi se bashkëshorti i saj nuk e kallëzoi ngjarjen në polici, por në mbrëmje njoftoi familjarët.

Sipas autoriteteve, zotëria u ka pohuar familjarëve se gruaja e tij ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte  bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.

56-vjeçari u shoqërua nga policia i dyshuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Marketing