Në dy muajt e parë të këtij viti 706 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia.

Marketing

4 mijë e 940 ishte numri i qytetarëve që hoqën dorë nga shtetësia kosovare gjatë vitit 2021. Krahasuar me një vit më parë ky numër ishte më i madh për 1 mijë e 307 persona. Ndërkohë, sipas të dhënave për muajin janar dhe shkurt, mesatarisht nga shtetësia kosovare janë liruar rreth 12 kosovarë në ditë.

Arsyet pse këta persona heqin dorë nga shtetësia e Republikë së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e BE-së, transmeton albora.ch.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që nga 2013-ta, për nëntë vite, nga shtetësia kosovare janë liruar 46 mijë e 839 persona. Nëse merret për bazë regjistrimi i popullsisë i vitit 2011, ky numër është për 1 mijë e 903 më i vogël se totali i popullësisë së pesë komunave të Kosovës: Shtime, Han të Elezit, Kllokot, Partesh dhe Ranillug./albora.ch/

Marketing