Marketing

Ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti u takua me Rainer Semet, deputet në Bundestag nga FDP dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme. Deputeti Semet me këtë rast e krahasoi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe vuajtet e fëmijëve ukrainas me ato të ja fëmijëve të zhvendosur dhunshëm nga Kosova.

“Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve tona dhe vlerat e përbashkëta që ndajmë ishin në qendër të bisedës tonë. Republika e Kosovës bashkë me shtetet tjera demokratike vazhdojnë të mbesin burim i stabilitetit. Agresioni rus ndaj Ukrainës dhe vuajtet e fëmijëve ukrainas janë për deputetin Ramet një përjetim i njëjtë me vuajtjet e fëmijëve te zhvendosur dhunshëm nga Kosova, ku këtyre të fundit i kishte dalë në ndihmë gjatë viteve ’90 në Stuttgart dhe në landin e Baden-Württembergut”, shkroi ambasadori Ajeti në facebook.

Marketing