Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka qenë në koncertin madhështor të Dua Lipës të mbajtur në Zelandën e Re.

Marketing

Vesa prej vitesh jeton me familjen e saj në Zelandën e Re, dhe ftesa për të qenë në koncertin e këngëtares shqiptare me famë botërore e ka gëzuar pamasë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo teksa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente shumë të bukura nga koncerti, përfshi momente ku ajo shihet duke shijuar këngët, foto krah Dukagjin Lipës apo video mbresëlënëse nga performanca e Duas.

“E kisha nderin që isha mysafire e familjes së Lipës mbrëmë në #Auckland Dëshmuam një performancë të mahnitshme dhe të fuqishme ndonjëherë. Krenare për mbretëreshën tonë shqiptare @dualipa”, ka shkruar Vesa Luma krah postimit.

Marketing