Vetëm vaksinat e miratuara u pranohen shtetatsve të vendeve të treta u duhet ende të provojnë se janë vaksinuar plotësisht kur hyjnë në Zvicër dhe përveç kësaj, duhet të jenë imunizuar me një vaksinë të njohur.

Marketing

“Kufizimet e hyrjes për turistët dhe vizitorët nga vendet e treta mbeten në vend edhe pas vendimit të Këshillit Federal”, thuhet në deklaratën e publikuar një orë më parë nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Vaksinat e miratuara në Zvicër, ato të miratuara nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve dhe ato të miratuara me autorizim emergjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pranohen. Udhëtarët nga zona BE/EFTA janë gjithashtu të lirë të udhëtojnë, si dhe shtetasit e MB./albora.ch/.

Marketing