Suksesi i shqiptarëve në botë po rritet gjithmonë e më shumë. Rasti më i fundit janë dy vëllezër shqiptarë që i kanë lënë të gjithë gojëhapur.

Marketing

Artan dhe Arnold Balla kanë befasuar jurinë e “America’s Got Talent”, ndërsa publiku është ngritur në këmbë.

Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara u mrekulluan nga aftësitë e jashtëzakonshme të dy vëllezërve me lëvizjet e tyre akrobatike.

“Ditën do jem avokat, natën do jap shfaqje”, tha vëllai i vogël, Artani, i cili studion drejtësi.

“Ishte mahnitëse! Mund t’ju shikoja ju djema për një kohë të gjatë”, tha Vergara.

Vëllezërit Balla janë aktualisht në SHBA dhe janë të njohur gjithashtu në Shqipëri për akrobaci, aktin treshe dorë më dorë, aktin e cirkut të patinazhit me rrota dhe shumë lëvizje të tjera./abcnews.al

Marketing