Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë aktori shumë i dashur për të rinjtë, Enea Zhegu. Ai u bë i njohur në rolin e tij si ‘Tomka’, te filmi i regjizores Xhanfize Keko, ‘Tomka dhe shokët e tij’.

Marketing

Zhegu është një ndër aktorët e njohur të viteve 80′, i cili spikati me rolin te ‘Tomka dhe shokët e tij’. Lajmin të ndarjes nga jeta të Zhegut e ka bërë të ditur aktori Ledio Lako i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar ndarjen nga jeta të Zhekut.

“Lamtumire miku im. Aktor qe te paten zili breza te tere aktoresh! U rritem me rrolet e tua. U prehsh ne paqe Enea Zheku! ( Tomka)”-shkruan Lako përkhar fotos me Zhekun.

Enea Zhegu ka qenë pjesë e disa prej filmave më të bukur shqiptar, si “Tomka dhe shokët e tij”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, dhe të tjera.

Marketing