Autoritetet italiane kanë vënën në pranga një 34- vjeçar me origjinë shqiptare.

Marketing

Sipas mediave italiane mësohet se ndaj tij kishte një urdhër arresti dhe një dënim me 9 vite e 6 muaj burg.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim për disa vepra të ndryshme penale si trafikimi i lëndëve narkotike, zhvatje dhe grabitje në qytetet e Orsogna, Canosa Sannita, Filetto, Miglianico dhe Francavilla al Mare në vitin 2014.

Pasi u arrestua, shqiptari u dërgua një burg për shlyerjen e dënimit si dhe për gjykim për arratisje dhe shmangie të drejtësisë.

Marketing