Fatjon Oruçi, trupi i të cilit u gjet në Rotherham të Anglisë ditën e vitit të ri në Doncaster Road, tashmë është identifikuar që është ai nga policia angleze, raportojnë mediat në Angli.

Marketing


Ai vdiq pasi pësoi lëndime të mëdha gjatë një rrahjeje dhe gjithashtu ishte therur me thikë.
Policia e South Yorkshire tha se familja e Fatjonit është informuar tashmë.

Ndërkaq një 23 vjeçar nga Rotherham, u arrestua si i dyshuar më 4 janar, por për shkak të mungesës së provave ai u lirua.

Hetimi i policisë po vazhdon dhe oficerët janë ende duke inkurajuar këdo që mendon se mund të ndihmojë për ta zbuluar dorasin. /albora.ch/

Marketing