Vdes një shqiptar dhe e dashura e tij në Greqi si pasojë e një aksidenti

Një aksident i rëndë është regjistruar në kryeqytetin Athinë të Greqisë, ku për pasojë ka humbur jetën 27-vjeçari nga Saranda dhe e dashura e tij 24 vjeçare, raportojnë mediat greke, përcjellë albora.ch.

Marketing

Mësohet se mjeti më të cilin po udhëtonte çifti ka humbur kontrollin, duke u përmbysur.

Operacioni për nxjerrjen e trupave ka qenë i vështirë, ku u angazhuan 4 mjete dhe 10 forca zjarrfikëse.

Tragjedia ka ndodhur pak pas mesnatës së, ku shqiptari ka humbur kontrollin e makinës e cila për pasojë është përmbysur në vendin e quajtur Leoforo Katexaki në Zografou.

Mësohet se i riu kishte shkuar në Ilioupoli që të merrte të shoqen për të dalë nga Athina, por në kthim u aksidetuan.

Mësohet se ai kishte një farmaci prej 4 vitesh në Ampelokipous. Prindërit e të ndjerit kishin emigruar në Greqi para shumë vitesh. /albora.ch/

Marketing