Aktori hollivudian Fred Ward ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Marketing

Lajmin e hidhur e bëri të ditur publicist i tij, Ron Hofmann, për “New York Post”.

“Me trishtim njoftoj vdekjen e aktorit të vlerësuar Fred Ward, i cili ndërroi jetë në 8 maj, në moshën 79-vjeçare”, shkroi Hofmann, pa specifikuar shkaqet e vdekjes.

Fred Ward e ka nisur karrierën e tij në vitet ’70 dhe ka qenë pjesë e filmave të famshëm si “Tremors”, “Henry & June”, “Sweet Home Alabama” dhe “Enough”.

Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar një herë çmimin “Golden Globe”./albora.ch/

Marketing