Gym background Fitness weight equipment on empty dark floor

Një 28-vjeçare ka humbur jetën derisa po ushtronte në palestër në Ekuador.

Marketing

Gruaja e identifikuar si Betsy Dayana Jaramillo Ramirez, besohet se ka pësuar sulm në zemër në palestrën e fitnesit Zona Muscular në Santa Rosa të provincës El Oro.

Ramirez është kapur nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda palestrës duke ushtruar, kur befasisht ndalet dhe rrëzohet me fytyrë për tokë.

Të pranishmit që ishin në palestër vrapojnë për ta ndihmuar, ndërsa më të mbërritur autoambulanca u dërgua me urgjencë në spitalin Santa Teresita, ku u konstatua se nuk ka shenja jete.

Policia dhe mjekët akoma nuk kanë marrë rezultatet përfundimtare të forenzikës, por besohet se Ramirez kishte pësuar sulm në zemër.

Familjarët e të ndjerës thanë se ajo vazhdimisht kishte shkuar në palestrën ku edhe ndërroi jetë.

Marketing