Marketing

Mijëra qytetarë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre, që prej hyrjes së ushtrisë ruse në vend.

Me zemër të thyer, por me shpresën për një jetë më të sigurt për fëmijët e tyre, ukrainasit kanë marrë valixhet dhe janë dyndur drejt vendeve fqinje, siç është Polonia në veri dhe Moldavia në jug. Shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë.

BBC shkruan se shumica e atyre që arrijnë të kalojnë në anën tjetër të kufirit janë gra dhe fëmijë. Kjo pasi që prej mesnatës së djeshme burrave që futen në moshën e ushtrisë domethënë mes 18 dhe 60 vjeç u thuhet se duhet të qëndrojnë dhe të luftojnë./albora.ch/

Marketing