Lufta është ndezur në Ukrainë prej disa muajsh. Më 19 prill, Rusia nisi një ofensivë në shkallë të gjerë në Ukrainën lindore.

Marketing

Gazeta zvicrane 20min jep lajmet e fundit për luftën. Ku sipas mediumit që nga 24 shkurti, ushtria ruse ka zhvilluar një luftë agresioni kundër Ukrainës. Vazhdimisht ka bombardime dhe sulme me raketa, të cilat godasin edhe objektet civile. Disa negociata mes dy palëve kanë dështuar deri më tani. Punonjësit e ndihmës e përshkruan situatën humanitare, veçanërisht në Mariupolin jugor, si “katastrofike”.

Qyteti në detin Azov është luftuar për javë të tëra dhe është shkatërruar pothuajse plotësisht. Rusia akuzohet për krime të rënda lufte. Trupat ruse thuhet se përdorin bomba ndezëse të ndaluara. Varreza masive që përmbanin qindra civilë të ekzekutuar u zbuluan, veçanërisht në periferi të Kievit.

Përveç kësaj, me sa duket kishte përdhunime masive. Sipas OKB-së, më shumë se 4.4 milionë njerëz kanë ikur që nga fillimi i luftës. Zvicra pret që deri në vjeshtë të kenë ikur tek ne deri në 120,000 ukrainas, shkruan 24 Minuten, transmeton Albora.ch

Marketing