Marketing

Qindra njerëz u mblodhën në varrezat pranë fshatit Ighrane të hënën për t’i thënë lamtumirën e fundit fëmijës, raportuan gazetarët e AFP.

Ditët e fundit, fati i Rayanit të vogël kishte marrë simpati të madhe në mbarë botën.

Rayan kishte rënë në një pus të thatë 32 metra të thellë pranë shtëpisë së prindërve të tij. Punonjësit e shpëtimit punuan me ethe për ditë të tëra për të gërmuar një bosht parallel, ku pas pesë ditësh midis frikës dhe shpresës, ata më në fund e nxorrën fëmiun, por Rayan më pas vdiq.

Aksidenti të kujton fatin e Julenit dy vjeçar në Spanjë në vitin 2019, i cili ra 100 metra thellë në një gropë me diametër prej vetëm 25 centimetrash. /alboa.ch/

Marketing