Një vajzë 14-vjeçare e cila u raportua e zhdukur në vitin 2021 u gjet në dollapin e një shtëpie në Miçigan. Policia e gjeti vajzën adoleshente, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, të martën në Port Huron dhe më pas u konstatua se ishte në një gjendje tjetër, shkruan Sky News.

Marketing

“Ajo ishte shumë e mërzitur, po qante. Ajo ishte shumë e frikësuar. Ajo nuk ishte e sigurt se çfarë do të ndodhte me të”, tha detektivi Robert Watson.

Autoritetet mundën të binin në gjurmë të vajzës pasi morën një raport për aktivitet të dyshimtë brenda objektit. Ajo u dërgua në spital për ekzaminim, ku u konstatua se ishte shtatzënë.

Shërbimet sociale thanë se ishin në kontakt me babanë e adoleshentes dhe se ai ishte shumë i lehtësuar kur dëgjoi se ajo ishte gjetur. “Ai e kaloi këtë makth për një vit e gjysmë”, tha Watson. Autoritetet thanë se do të ngrinin akuza për rrëmbim ndaj nënës së 14-vjeçares.

Marketing