UNICEF-i dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen kundër pandëmisë COVID-19 dhe sëmundjeve tjera të rënda.

Marketing

Në një njoftim të lëshuar thuhet se ata gjatë tërë kohës bëjnë kampanja me instituconet kosovare për vetëdijësim të qytetarëve.

“Për të zvogëluar ndikimin e pandemisë COVID-19 në imunizimin rutinë, sidomos tek grupet e cenuara, UNICEF-i në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik nisi një fushatë derë më derë tek familjet për t’i identifikuar fëmijët që nuk ishin vaksinuar. Brenda pak më shumë se një viti, gjithsej 6,300 fëmijë – shumica e tyre nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian – u identifikuan me të dhëna jo të plota të vaksinimit dhe u ofrua mbështetje që të vaksinoheshin nga ekipet mobile të vaksinimit të Mjekësisë Familjare përmes fushatës së imunizimit”.

“UNICEF-i dhe OBSH-ja bashkërisht theksojnë se duhet kërkuar çdo mundësi për t’i vaksinuar fëmijët dhe të rriturit sipas kalendarit rutinë të imunizimit. Të gjitha vaksinat e parakualifikuara nga OBSH-ja janë të sigurta dhe efikase”, thuhet në njoftim.

Marketing