Më shumë se 100,000 njerëz kanë lëvizur brenda Ukrainës, duke u larguar për sigurinë e tyre, tha agjencia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, UNHCR.

Marketing

“Ka pasur lëvizje të mëdha brenda shtetit, duket se mbi 100,000 persona kanë lëvizur brenda kufirit duke u larguar për sigurinë e tyre. Ka pasur edhe lëvizje jashtë shtetit. Por situata është akoma kaotike dhe po ndryshon shpejtë”, deklaroi Matthew Saltmars, zëdhënës i agjencisë, raporton CNN.

Organizatat e refugjatëve po mobilizohen për të ndihmuar popullin ukrainas në lëvizjet e tyre, në këtë situatë të rëndë. /albora.ch/

Marketing