Kryetari i Partisë URA, Dritan Abazoviq, shpalli fitoren absolute në zgjedhjet në Ulqin të koalicionit “Për një fillim të ri”, i cili përbëhet nga URA, Social Demokratët e Malit të Zi, Partia Socialdemokrate, Alternativa Shqiptare dhe Partisë Demokratike.

Marketing

Ai tha se Ulqini tashmë ka një kryetar të ri dhe ai quhet Omer Bajraktari. Ai theksoi se janë njoftuar se lista e tyre ka arritur një sukses të mirë në këto zgjedhje dhe se është më e votuara.

Sipas tij ulqinakët këtë radhë nuk kanë patur dilema.

Por përpos deklaratave të shumta, Abazoviq sonte edhe ka festuar me shumë bashkëpartiakë dhe përkrahës të tij.

Së fundi është publikuar edhe një video, në të cilën Abazoviq shihet duke kënduar e duke festuar me këngë shqipe, transmeton lajmi.net.

Më poshtë mund të shihni edhe një video nga ky moment i festës së Abazoviq. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing